Më të fundit

  • PARKU KOMBËTAR LLOGARA: DIKUR RRUGA E ÇEZARIT NE TOKËN AKROKERAUNE

    Fillimi i fushatës ilirike të Çezarit me zbarkimin e papritur në brigjet e Akrokerauneve, në vendin e quajtur Paleste (Palasa), përmendet nga burime të ndryshme historike. Në studimin e tij Prof. Neritan Ceka “Çezari në akrokeraune- vende dhe gjurmë”, referuar librave historikë të kohës përmend se Çezari zbarkoi në Palasë (referuar edhe si Paleste ose Pharsalla) nëpërmjet Brindizit, një përgatitje me nxitim e fushatës me qëllim që të befasonte kundërshtarin dhe të shmangte ballafaqimin në det ku Pompeu kishte një përparësi detare absolute. Në librin e tij “De bello civili”, që është një ditar i asaj lufte, Cezari shkruan se kishte zbarkuar në mesditën e 5 Janarit “…inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur Palaeste” (…midis shkëmbinjëve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme … në vendin që quhet Paleste) (Caes. B. civ. III, 6).

    Lexo me shume
  • Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb

    Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

    Lexo me shume
  • Celularët dhe videot online po ndotin planetin

    Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

    Lexo me shume

BE “ndez” dritën e gjelbër për bujqësinë shqiptare, Peleshi: Hapet IPARD me 94 milionë euro, ja tre masat mbështetëse

Shqipëria ka plotësuar kushtet e nevojshme për të përfituar nga program IPARD, një program i fokusuar tek bujqësia dhe që është një bashkëpunim mes qeverisë dhe Bashkimit Europian. Në një dalje për mediat Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se në total financimi që do të shkojnë për bujqësinë është 94 milionë euro nga të cilat 71 milionë janë nga Bashkimi Europian dhe 23 nga qeveria shqiptare.

Vijo leximin

Pallati i rrezikuar, Shërbimi Gjeologjik: Frenoni rrëshqitjen e shpatit

Situata e rrëshqitjeve në Gjirokastër vijon të mbetet problematike edhe pas konkluzioneve të raportit të dytë gjeologjik. Çano Nora drejtues i Shërbimit Gjeologjik në Gjirokastër sqaron se rekomandimet e ekspertëve sugjerojnë kthimin në banesa të familjeve të evakuuara, çka duhet shoqëruar me masa të menjëhershme frenuese të fenomenit të rrëshqitjes në shpatin e kodrës së lagjes “Punëtore”.

Vijo leximin

Shoqëria civile propozon rekomandime mjedisore për Bashkinë e Vlorës

Organizata SEEP në Vlorë, anëtare e rrjetit të shoqatave mjedisore të Vlorës “Vizioni i Gjelbër”, në kuadër të programit SENiOR-II, zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze, në kuadrin e konsultimeve të Bashkisë Vlorë me shoqërinë civile, për hartimin e projekt buxhetit të Bashkisë për vitin 2018, propozon rekomandimet mjedisore si më poshtë.

Vijo leximin