Më të fundit

  • PARKU KOMBËTAR LLOGARA: DIKUR RRUGA E ÇEZARIT NE TOKËN AKROKERAUNE

    Fillimi i fushatës ilirike të Çezarit me zbarkimin e papritur në brigjet e Akrokerauneve, në vendin e quajtur Paleste (Palasa), përmendet nga burime të ndryshme historike. Në studimin e tij Prof. Neritan Ceka “Çezari në akrokeraune- vende dhe gjurmë”, referuar librave historikë të kohës përmend se Çezari zbarkoi në Palasë (referuar edhe si Paleste ose Pharsalla) nëpërmjet Brindizit, një përgatitje me nxitim e fushatës me qëllim që të befasonte kundërshtarin dhe të shmangte ballafaqimin në det ku Pompeu kishte një përparësi detare absolute. Në librin e tij “De bello civili”, që është një ditar i asaj lufte, Cezari shkruan se kishte zbarkuar në mesditën e 5 Janarit “…inter Ceraunorum saxa et alia loca pericolosa … locum, qui appellabatur Palaeste” (…midis shkëmbinjëve Akrokeraunë dhe vendeve të rrezikshme … në vendin që quhet Paleste) (Caes. B. civ. III, 6).

    Lexo me shume
  • Pse Duhet Kontrolluar Skadenca e Ujit në Shishe – Rezultatet e Investigimit të AgroWeb

    Data e skadimit e ujit të ambalazhuar në shishe plastike është data kur plastika fillon të prishet dhe lëshon kimikatet e saj në ujë. Është njohuri e zakonshme që ju nuk duhet të pini nga shishet e ujit që keni lënë në një makinë të nxehtë, sidomos kur temperaturat e motit janë të larta. Por kur është hera e fundit që e keni kontrolluar datën e skadimit të një shisheje uji që ju keni porositur në lokal apo blerë në dyqan?

    Lexo me shume
  • Celularët dhe videot online po ndotin planetin

    Po udhëtoja me tren për në shtëpi, që nga stacioni i Pedingtonit, dhe kondicioneri i vagonit po e luftonte me vështirësi të nxehtin që vinte nga jashtë. Shumica e njerëzve shihnin celularwt, shumë prej tyre përpiqeshin të kapnin ndonjë lidhje drejtpërsëdrejti nga ndeshjet e botërorit, me sinjalin 4G që ikte e vinte. Interneti “wireless” që ofrohej nga treni ishte shumë problematik. Zukatja që rridhte nga kufjet nuk ndalej. Dhe me mijëra kilometra larg, në Loudoun Kaunti të Virxhinias, SHBA, një nga qendrat e serverëve më të fuqishëm në botë po bënte pjesën e vet për të vënë në punë atë që po shihja, teksa të dhënat nga e gjithë bota hyjnë e dalin çdo sekondw, në masë, nga ndërtesat e tyre të mëdha.

    Lexo me shume

Komunteti i kthyer nga migracioni dhe angazhimi në pastrimin e kanaleve kulluese në qarkun e Shkodrës

Projekti i GIZ "Përshtatja Ndaj Ndryshimeve Klimatike Në Menaxhimin E Rrezikut Nga Përmbytjet Në Ballkanin Perëndimor", në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale për Zhvillim Nr.1, krijoi një mundësi pune për komunitetin e kthyer nga migracioni në rajon. Në situatë shumë të vështirë pune dhe mundësish për këta njerëz, nje projekt tre mujor u ofrua për pastrimin e kanaleve të kullimit të nivelit të dytë në rajon, dhe po rezulton si një dritë jeshile për vazhdimësinë e jetës së tyre në të ardhmen.

Vijo leximin

Fakt Check: A e ka çdo vend të detyrueshmëm sigurimin ndaj katastrofave natyrore?

Kryeministri Rama, për të justifikuar mungesën e mbështetjes së qeverisë për të paguar dëmet nga përmbytjet, ka ofruar si alternativë sigurimin e vetë qytetarëve kundër fatkeqësive natyrore. Për këtë arsye ai lajmëroi se i sigurimi i banesave dhe bizneseve nga fatkeqësitë natyrore do të bëhet i detyrueshëm me ligj. Është në fakt një projekt i hershëm i qeverisë së tij për të cilin jemi shprehur këtu dhe këtu, por që ai nuk ka mundur ta zbatojë dot për shkak të reagimeve të pritshme nga qytetarët.

Vijo leximin

Lejet mjedisore – Klosi: Nga data 13 dhjetor do të jenë online

Duke filluar nga dita e mërkurë lejet mjedisore dhe gjobat do të jepen përmes sistemit online. Në takimin e zhvilluar me inspektorët e mjedisit në çeljen e procesit të trajnimit në kuadër të kësaj reforme, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi bëri të qartë se ky reformim do të sjellë shmangien e abuzimeve në dhënien e lejeve duke bërë transparent çdo veprim. “I gjithë sistemi i dhënieve të lejeve mjedisore duhet të reformohet. Padyshim edhe lejet mjedisore duhet të jenë online.

Vijo leximin