Më të fundit

  •  Zhvillimi i Turizmit në Alpe – Klosi: Investime në infrastrukturë dhe në energji

    Investimet në infrastrukturë dhe në energji në zonën malore të Alpeve janë pjesë e projektit të prezantuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi. Në takimin e zhvilluar me operatorë të ndryshëm turistikë dhe investitorë, Klosi theksoi se do të ofrohen lehtësira fiskale për biznesmenët që do të investojnë në atë zonë pa e dëmtuar mjedisin.

    Lexo me shume
  • Riciklimi i qeseve, qeveria reflekton. Biznesit do t’i lihet kohë

    Kompanitë që riciklojnë qeset plastike do të kenë në dispozicion disa muaj kohë, për të përshtatur teknologjinë e prodhimit të qeseve, që tashmë lejohet të përdoren nga subjektet tregtuese apo konsumatorët. Marrëve-shja u arrit pas konsultimeve mes përfaqësuesve të qeverisë dhe biznesit.

    Lexo me shume
  • Arinjtë polarë janë fotografuar duke luajtur me plastikë në një ishull Artik

    Këlyshët e arinjve polar janë fotografuar duke luajtur me një fletë plastike në një ishull Artik.

    Lexo me shume

Bulevardi i Ri, Tiranës i shtohet një tjetër korsi biçikletash

Surpriza e radhës e Bashkisë së Tiranës për të gjithë qytetarët do të jetë hapja e segmentit të parë të Bulevardit të ri. Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në hapjen e Bulevardit të Ri, ndërsa ka zbuluar detaje, sikurse janë korsitë e biçikletave. "Tiranës i shtohet një tjetër korsi biçikletash. Shihemi në datë 20, ora 20:00 te #BulevardiRI”, shkruan Veliaj.

Vijo leximin

15 qershor - Dita Botërore e Erës

Dita Botërore e Erës është një ngjarje mbarëbotërore që ndodh çdo vit më 15 qershor. Është një ditë për të zbuluar erën, fuqinë e saj dhe mundësitë që ajo ka për të ndryshuar botën tonë. Në më shumë se 80 vende në botë, fermat e erës janë në veprim, duke gjeneruar energji nga një burim i pastër dhe i rinovueshëm. Mijëra individë janë të përfshirë në prodhimin e energjisë nga era, por për shumë njerëz, energjia e erës është një mister.

Vijo leximin

Planifikuesit urbanë të Bashkisë Tiranë si zoologë

Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit Urban në Bashkinë Tiranë, Ditjon Baboçi, në një intervistë në Top Channel shpalosi me fjalë projektin për të lidhur me një tunel të nëndheshëm kopështin zoologjik me atë botanik. Ai u shpreh se “do të ndërtohet një tunel poshtë rrugës, ose do të jetë një akuarium me kafshë nënujore ose me flutura nga e gjithë Shqipëria.” Lidhja mes dy parqeve është zhvillim i mirë, parimisht, dhe ndoshta i domosdoshëm për t’i dhënë kopështit zoologjik hapësirën e nevojshme për të qenë kopësht dinjitoz për një kryeqytet.

Vijo leximin