Më të fundit

  • Banorët mbrojnë pyllin, Bashkia: Prerjet për të mirën e pyllit!

    Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes tentativat e shtetit për të prerë të vetmen kurorë të gjelbër në Bulqizë. Megjithëse ka një ligj të ashpër për ata që presin pyje, tashmë ato priten me leje apo me koncesione shtetërore. Dhe, një i tillë është dhënë në vitin 2015 nga qeveria për një ekonomi pyjore në Bulqizë.

    Lexo me shume
  • Plehrat hidhen pranë Lagunës, banorët e fshatit Gurë: Landfill i paligjshëm

    Banorët e fshatit Gur të njësisë administrative Remas thonë se janë në prag katastrofe mjedisore dhe për këtë fajësojnë hedhjen e mbetjeve nga bashkia Divjakë në një nga zonat e mbrojtura, 500 metra prej lagunës së Karavastasë.

    Lexo me shume
  • Projekti për pyllëzimin në Kinë rikthen kafshët e rralla

    Prej kohësh, Kina po punon për një projekt për të favorizuar pyllëzimin me 23%. Përpos dobive për njeriun, shëndetin e tij si dhe mjedisin, ky projekt synon dhe rikthimin e kafshëve të rralla.

    Lexo me shume

Javën e ardhshme nis ndërtimi i Unazës së Vogël në Tiranë

Javën e ardhshme, përreth qendrës së kryeqytetit, nis ndërtimi i Unazës së Vogël. Ky investim që i paraprin kthimit të qendrës në zonë pedonale, përfundon pas 6 muajsh. Ndërsa në pranverë fillojnë zbatimet e një serë projektesh të tjera, ku përfshihet edhe rikonceptimi i Sheshit Skëndërbej. Këto deklarata kreu i bashkisë Erion Veliaj i ka bërë në ditën kur Tirana feston 96 vjetorin e saj si kryeqytet. Projektet që do të nisin muajin e ardhshëm dhe pritet që të sjellin një sërë ndryshimesh rrënjësore në kryeqytet janë:

Vijo leximin

Moti i keq në Durrës, dallgët arrijnë në 8 ballë, nuk ankorohen 2 tragete

Janë rikthyer ditët me mot të vështirë në vend, kur që nga sot parashikohen shira dhe erëra të forta. Për këtë arsye, situata është vështirësuar në qytetet bregdetare. Sot mësohet se në portin e Durrësit nuk kanë arritur të ankorohen dy tragete të linjës Durrës-Bari. Tragetet po qëndrojnë në radë për shkak të erës së fortë që fryn. Sipas kapitenit të porteve, janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve, sepse dallgët në det të hapur arrijnë deri në 8 ballë.

Turizëm, AKT takim me operatorët për masat e sezonit të ri që nis në mars

Agjencia Kombëtare e Turizmit, zhvilloi një takim me tur operatoret turistik dhe subjekte të ndryshme private, ku u diskutua dhe trajtua plani i masave, që do të ndërmerren me çeljen e sezonit turistik. Gjatë diskutimit u evidentuan arritjet në këtë fushë si dhe problematikat e ndryshme që përballen turistët vendas dhe të huaj gjatë sezonit turistik. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ndërmjet institucioneve të tjera përgjegjëse, pushtetit lokal, si dhe partnerët privat.

Vijo leximin