Më të fundit

  • Haradinaj: Është momenti i fundit që të kujdesemi për ambientin

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia pranë Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ata që po angazhohen në këtë iniciativë, duke thënë se kjo gjendje jo e mirë është lënë gjatë, por tani është koha e fundit që  mos të lejohet më.

    Lexo me shume
  • Artistët shqiptarë bashkohen në një këngë për të mbrojtur lumenjtë e Shqipërisë

     

    Kënga e gjelbër “Lum Lumi i Lirë” përpiqet të kontribuojë pro kauzave në mbrojtje të lumit Valbonë dhe lumit të fundit të egër në Europë, Vjosës. Muzikantë, producentë, muzikologë, historianë e artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë: Elina Duni, Eda Zari, Linda Rukaj, Rhani Krija, Vlashent Sata, Emiljano Dhimo, Shpat Deda, Gert Kapo, Henning Jung, Kleidi Eski, Sokol Çunga, Mikaela Minga, të gjithë së bashku, bashkëpunuan për të realizuar këngën dhe videon “Lum Lumi i Lirë”.

    Lexo me shume
  • 563 mijë tonë mbetje nuk trajtohen. Shqipëria, e kthyer në landfill ilegal

    Shqipëria është shndërruar në një landfill të madh mbetjesh, të cilat hidhen pa kriter në çdo cep të vendit. Instituti i Statistikave raportoi se vetëm vitin e kaluar në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u derdhën 563 mijë tonë mbetje të ngurta urbane, të cilat nuk u përpunuan apo depozituan në landfilled e posaçme, por janë shpërndarë dhe hedhur pa kriter duke kërcënuar seriozisht ambientin.

    Lexo me shume

Temperaturat e ulëta dëmtojnë të mbjellat, fermerët në vështirësi

Temperatuarat e ulëta që kanë përfshirë vendin këto ditë i kanë vënë në vështirësi fermerët e Myzeqesë. Në fshatin Goricaj të Divjakës, një nga zonat me sipërfaqen më të madhe të serave po vuan prishjen e prodhimeve. Në pamundësi për të përballuar ngrohjen e serës, kultura e domates po shkulet nga fermerët që në fazat e para të mbjelljes. Ka edhe nga ata fermerë të cilëve iu është prishur prodhimi. Ndërkohë, një tjetër problem i madh që ata kanë është ai i raujtjes së fidanëve të rinj pasi temperaturat nën zero i shkaktojnë dëme të mëdha këtyre bimëve.

Vijo leximin

Moti i keq, Emergjencat Civile: Bllokim në disa akse, ja situata në vend

Përkeqësimi i motit gjatë mbrëmjes së djeshme dhe reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore, kryesisht në zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet. Strukturat e Emergjencave Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë në krye të detyrës, duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Vijo leximin

Ngricë dhe dëborë. Vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje energjie

Reshjet e dëborës që kanë zbritur deri në qytetin bregdetar të Durrësit, Kavajës, por edhe në Tiranë, ia kanë lënë vendin ngricave në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Situata më e rënduar paraqitet në verilindje dhe juglindje. Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Burrel kalohen me zinxhirë me shumë vështirësi. Ura e Çerenecit-Klenjë është e bllokuar. Disa fshatra janë bllokuar dhe janë pa energji. Probleme me qarkullimin ka edhe ne aksin Elbasan-Librazhd -Qafë Thanë. E bllokuar nga bora është njësia administrative Stëblevë, ku trashësia arrin 50 cm.

Vijo leximin