Kalendari Mjedisor

Uji Spring dhe OKB sëbashku për Objektivin 3 – ‘Shëndet i mirë dhe Mirëqënie’

Në kuadër të këtij partneriteti, 20 milionë shishe uji Spring do të komunikojnë në etiketë mesazhin për jetë të shëndetshme dhe mirëqënie për të gjitha moshat. Uji Spring në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri nisën partneritetin për sensibilizimin e publikut në mbështetje të objektivit 3 “Shëndet i mirë dhe Mirëqenie”. 

By admin

Në kuadër të këtij partneriteti, 20 milionë shishe uji Spring do të komunikojnë në etiketë mesazhin për jetë të shëndetshme dhe mirëqënie për të gjitha moshat. Uji Spring në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri nisën partneritetin për sensibilizimin e publikut në mbështetje të objektivit 3 “Shëndet i mirë dhe Mirëqenie”. Në kuadër të këtij partneriteti, 20 milionë shishe uji Spring do të komunikojnë në etiketë mesazhin për jetë të shëndetshme dhe mirëqënie për të gjitha moshat.

Në aktivitetin prezatues Presidenti i Agna Group z. Vasil Naçi falenderoi OKB që zgjodhi ujin Spring në këtë partneritet të rëndësishëm social”. Të punojmë me përgjegjesi sociale, për një jetë më cilësore për punonjësit, klientët, parnerët dhe komunitetin, është pjesë e misionit tonë”- theksoi z. Naçi.

Koordinatori i Përhershëm i agjensive të OKB-së në Shqipëri, z. Brian Williams u shpreh: “Jemi shumë të kënaqur për këtë bashkëpunim me Agna Group, përmes ujit Spring, për të rritur ndërgjegjësimin, për të informuar dhe angazhuar shqiptarët për objektivin 3 për shëndet të mirë dhe mirëqënie. Uji është një ndër elementët themelorë për të cilët kemi nevojë për të qenë të shëndetshëm”.

Uji Spring është i çertifikuar nga Organizata Ndërkombëtare e Standarteve të Cilësisë me ISO 9001/FSSC 22000. Spring është i vetmi ujë shqiptar që ka ulur me 30% sasinë e plastikës në çdo shishe, për një paketim më ekologjik, duke u kujdesur jo vetëm për shëndetin e mirë, por edhe për ambientin.

Uji Spring prej vitesh është i angazhuar në mbështetje të projekteve për grupet sociale në nevojë, në kujdesin për ambientin, sportin dhe sportistët e talentuar. Tashmë Spring vjen me një mision të bukur: komunikon me çdokënd në Shqipëri rëndësinë e kujdesit për shëndet të mirë dhe mirëqenie.