Nis puna për rigjenerimin e zonës së Pishë-Poros

Në Pishë-Poro ka nisur puna për rigjelbërimin e sipërfaqeve pyjore, pas zjarreve masivë të muajve…

By admin

Në Pishë-Poro ka nisur puna për rigjelbërimin e sipërfaqeve pyjore, pas zjarreve masivë të muajve të kaluar. Kjo nismë e ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura synon rigjenerimin e kësaj zone.

Falë aktorëve të ndryshëm, vullnetarëve dhe banorëve të zonës është bërë e mundur mbjellja e 1100 fidanëve të parë të pishave në zonat më të prekura nga zjarret e këtij viti.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro shtoi se kjo sinergji do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2024, i cili do t’u kushtohet pyjeve: programeve të ripyllëzimit, rehabilitimit, ndërgjegjësimit dhe shumë nismave të tjera.