Viti 2023 arriti shifra rekord të turistëve jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Këtë vit, destinacionet e pazbuluar, që ja vlejnë të vizitohen dhe jashtë sezonit turistik do të jenë kryefjala e turizmit të qëndrueshëm.
CNN ka renditur Shqipërinë ndër 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të përzgjedhura për vitin 2024, si model i zhvillimit të qëndrueshëm. Midis plazheve të mrekullueshëm, kulturës së pasur, qendrave historike dhe vargmaleve mahnitëse, viti i kaluar shënoi një numër rekord vizitorësh të interesuar për këto pika turistike të pazbuluara dhe çmimet e ulëta që ofron Shqipëria.
Në artikull përmendet Berati e Gjirokastra si qytete historike, dhe Thethi me natyrën mahnitëse si vende me vlerë për t’u vizituar për këtë vit. CNN gjithashtu thekson rëndësinë e Parkut Kombëtar të Vjosës, marrë në mbrojtje gjatë 2023-shit.