Kalendari Mjedisor

Përse bletët po prodhojnë më pak mjaltë?

Rënia e prodhimit të mjaltit në mbarë botën që nga vitet 1990 ka mbetur një fenomen i vështirë për tu kuptuar si nga prodhuesit e mjaltit, ashtu edhe shkencëtarët. Një studim nga kërkues të Universitetit Penn State…

By admin

Rënia e prodhimit të mjaltit në mbarë botën që nga vitet 1990 ka mbetur një fenomen i vështirë për t’u kuptuar si nga prodhuesit e mjaltit, ashtu edhe shkencëtarët. Një studim nga kërkues të Universitetit Penn State, hulumtoi të dhëna të mbledhura gjatë pesë dekadave.

Analiza e tyre zbuloi se kushtet klimatike, produktiviteti i tokës dhe aplikimi i herbicideve janë faktorët kryesorë që ndikojnë në prodhimin e mjaltit. Gabriela Quinlan, një nga autoret e studimit, theksoi kontributin “unik” të ndryshimeve klimatike dhe rëndësinë e parashikimit të tyre.

Studimi zbuloi njohuri intriguese në lidhjen midis praktikave bujqësore dhe prodhimit të mjaltit. Për shembull, kërkuesit zbuluan se ulja e kultivimit të sojës kishte efekte pozitive në rendimentet e mjaltit. Për më tepër, aplikimi i herbicideve është faktor vendimtar, pasi redukton burimet ushqyese të disponueshme për bletët (duke eliminuar barërat e këqija).

Quinlan shpjegoi, “Bletët mbledhin nektar nga një shumëllojshmëri lulesh, duke e kthyer atë në mjaltë. Jam kurioze, nëse bletërritësit po shohin më pak mjaltë, a do të thotë kjo se ka më pak bimë me lule në dispozicion?”

Përballë ndryshimeve klimatike, gjetjet e këtij kërkimi nënvizojnë natyrën thelbësore të mbrojtjes së pjalmuesve dhe të mirat që na ofrojnë. Ndaj, është e rëndësishme që të sigurohen praktika të qëndrueshme për të ardhmen.