A do të ndikohet Shqipëria nga fenomeni El Niño?

Është konfirmuar se viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, jo vetëm nxitur nga aktivitetet njerëzore, por edhe nga fenomeni natyror i quajtur El Niño.

ENSO është një fenomen klimatik natyror që mund të shfaqet si El Niño ose La Niña, të cilat ndikojnë ndjeshëm në temperaturat dhe motin global. Një ngjarje El Niño ndodh kur temperaturat në sipërfaqen e…

By admin

Është konfirmuar se viti 2023 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, jo vetëm nxitur nga aktivitetet njerëzore, por edhe nga fenomeni natyror i quajtur El Niño.

ENSO është një fenomen klimatik natyror që mund të shfaqet si El Niño ose La Niña, të cilat ndikojnë ndjeshëm në temperaturat dhe motin global. Një ngjarje El Niño ndodh kur temperaturat në sipërfaqen e Paqësorit tropikal lindor rriten të paktën 0.5°C mbi mesataren afatgjatë. Jo çdo El Niño ose La Niña është njësoj, dhe pasojat ndryshojnë nga rajoni në rajon. Temperaturat globale pësojnë rritje gjatë episodeve El Niño, dhe ulje gjatë atyre La Niña.

Gjatë El Niño, ujërat ngrohen pranë sipërfaqes për shkak të rrymave ajrore të ngrohta. Nxehtësia nga uji çlirohet në atmosferë, duke krijuar një ajër të ngrohtë dhe të lagësht.

Viti 2023, më i nxehti i regjistruar, u përkeqësua nga fenomeni El Niño. Kjo do të vazhdojë dhe gjatë vitit 2024, pohojnë shkencëtarët. Në fillim të Janarit, El Niño konsiderohet se ishte shumë pranë maksimumit, dhe pritet të zbutet në muajt pasardhës.

Përkundrazi, La Niña sjell një rënie të temperaturave. Midis viteve 2020 dhe 2022, u vërejtën periudha të pazakonta dhe shumë të gjata të fenomenit La Niña, të cilat ndihmuan temperaturat globale.

Ngjarjet ekstreme të motit, të përkeqësuara nga El Niño dhe La Niña prekin infrastrukturën, ushqimin dhe sistemet e energjisë në mbarë botën. Thatësirat dhe pëmbytjet e shkaktuara nga moti ekstrem në vitin 2015, ndikuan në sigurinë ushqimore të më shumë se 60 milionë njerëzve, sipas FAO (Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë).  

“Ne presim që viti 2024-2025 të rezultojë në vite vërtet të nxehta. Do të kemi një rritje të cikloneve dhe stuhive tropikale. Nëse më parë kanë qenë të rralla, do të bëhen më të shpeshta, duke sjellë reshje të dendura në disa zona që nuk i kanë përjetuar më parë”, është shprehur meteorologia Ladja Porja për Euronews Albania disa muaj më parë.

“Do të kemi më shumë ditë të nxehta. Nëse dimri është aktualisht tre muaj, ai do të reduktohet në pak më shumë se një muaj, duke u zhvendosur drejt pranverës”, shpjegon Porja.

Por sipas meteorologëve, këtë vit do të preket edhe Shqipëria duke e bërë vendin të përjetojë ngjarje ekstreme të motit.