U kap ‘mat’ duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, procedohet 33-vjeçari në Skrapar

Janë shtuar kontrollet nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Ditën…

By admin

Janë shtuar kontrollet nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Ditën e djeshme është kapur duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme dhe është proceduar penalisht 33-vjeçari në Skrapar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë kapur në vendin e quajtur “Rrasat e Novajt” shtetasin duke transportuar me automjet, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

U sekuestruan automjeti dhe lënda drusore. Në vijim të veprimeve, materialet u referuan në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe goditet me forcën e ligjit.