Kalendari Mjedisor

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Përmes këtij projekt-akti forcohen masat administrative në legjislacion, e përkthyer kjo si rritje e vlerës së gjobave me 30% me qëllim mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis

By admin

Projekt-ligji për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, ka si objektiv të sigurojë cilësinë e ajrit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullsisë, përmes garantimit të efikasitetit të sanksioneve proporcionale të vendosura. Qëllimi është kufizimi i aktiviteteve që ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit, rritjen e nivelit të kontrolleve lidhur me përcaktimin e masave administrative për shkeljet e dispozitave ligjore, përcaktimi i qartë i kompetencave institucionale për monitorimin e cilësisë së ajrit si dhe zhvillimi e forcimi i institucioneve ekzistuese përgjegjëse për kontrollin e cilësisë së ajrit duke rritur kapacitetet e tyre.  

Ndotja e ajrit ose cilësia e ulët e ajrit në mjedis, përbën një nga problematikat e hasura prej disa kohësh në vendin tonë. Problemet e evidentuara në këtë fushë shtrihen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, në çdo qark duke prekur të gjithë qytetarët në nivel kombëtar, kryesisht banorët e rretheve që kanë ndotjen më të lartë të ajrit. 

Ndotja e ajrit është një nga rreziqet më të mëdha për mjedisin dhe rrjedhimisht për shëndetin e njeriut.

Hartimi dhe zbatimi i ligjeve më të forta për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në ambient do të ndikojë në ndërgjegjësimin më të madh të personave fizik/juridik për të forcuar masat që duhen marrë për parandalimin, kontrollin dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër, duke ndikuar kështu në uljen e niveleve të ndotjes së ajrit dhe ndikimin që ai ka në shëndetin e njeriut si psh: uljen e  rasteve të sëmundjeve të traktit respirator dhe kardiovaskular. 

Ashpërsimi i masës së gjobës, si një masë me ndikim të drejtëpërdrejtë në veprimtarinë ekonomike të subjekteve apo buxhetin personal të individëve do të ndikojë në ndërgjegjësimin e tyre, për të shmangur kryerjen e veprimeve të cilat ndotin mjedisin dhe hapësirat publike.

Legjislacioni në fushës e mjedisit parashikon se forcimi i masës dënim me gjobë, do të sjellë efektivitet në ekzekutimin e sanksioneve që vendosen nga organet administrative, duke qenë se aktualisht procesi i ekzekutimit të gjobave për shkak të ankimimit administrativ dhe gjyqësor të gjobës e zgjat në kohë proçesin dhe humbur qëllimin e vendosjes së sanksionit.  Si rezultat i ndryshimeve të ndodhura në projekt-ligj pritet të shihen efekte pozitive në cilësinë e ajrit të tilla si: ulja me 40% e nivelit të ndotjes në zonat urbane; nivelet e PM 10 në zonat urbane pritet të mos kapërcejnë më shumë se 35 herë në vit vlerat kufi 50 μg/m3 ditore; në zonat urbane PM 2.5 pritet të mos tejkalojë vlerat 20 μg/m3 për vit kalendarik, deri më 1 Janar 2030. 

Si rrjedhojë e këtij ligji pritet arritja e nivele të ndotësve të ajrit, bazuar në pasojat që ka shëndetin human, në vlerat përkatëse për NOx – 40 µ/ m³, për PM10 – 40 µ/ m³, për PM2,5-25 μg/m3 dhe 20 μg/m3 dhe SO2-125 µ/ m³ për 24 orë ose 20 µ/ m³ në vit. Reduktimi i emetimeve në ajër nga aktiviteti industrial, nga impiantet me djegie lidhur me vlerat kufi të shkarkimeve për SO2; NOx dhe PM sipas kushteve të vendosura në Lejet Mjedisore. Një rëndësi të veçantë për këtë projekt ligj ka dhe realizimi i objektivave të lartë përmendura të projektligjit nëpërmjet saksioneve administrative të parashikuara në ligj.

Ky projektligj nuk ka për qëllim përafrimin e legjislacionit me Acquis Communautaire (të Bashkimit Europian). Çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën vepër penale, konsiderohet shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë të cilat nisin nga 390000 deri në pezullimin e veprimtarisë.

Kontrolli i zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij , si dhe  vendosja e gjobës dhe/apo pezullimi ose ndërprerja e veprimtarisë sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin, kryhet nga struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit, struktura inspektuese në ministrinë përgjegjëse për industrinë dhe struktura përgjegjëse inspektuese për mbikqyrjen e tregut sipas fushës së përgjegjësisë së tyre. Për zbatimin e saksioneve administrative ngarkohet zyra e përmbarimit. Këto masa kanë 10 ditë  kohë të ekzekutoven nga data kur është njoftuar kundërvajtësi për vendimin e dënimit me gjobë,