Edhe reshjet e pranverës e kanë vënë Vlorën nën pushtetin e ujit. Qytetit bregdetar u përmbyt këtë të dielë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve e këmbësorëve. Banorët e cilësuan skandal që kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.
Qyteti Vlorës u zgjua i përmbytur pas reshjeve të shiut të nisura mbrëmjen e së shtunës.
Disa lagje thuajse u izoluan ndërsa në rrugë qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve ishte i vështirë për deri në mesditë.
Shumica e bizneseve në këto zona ishin të mbyllura për shkak të nivelit të ujit, ndërsa banorët e cilësuan skandal faktin që kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.
Banor: “Situata është shumë keq, duhe të vërë dorë bashkia.”
Pasi inspektoi situatën kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha shkak për përmbytjet është fakti se linjat e shkarkimit të bulevardit ende nuk janë lidhur me pjesën tjetër të qytetit
Dritan Leli: “Do ketë problematika deri në përfundimin e këtij projekti. Sot kemi diskuatuar me arkitektin që të gjejmë zgjidhjet përfundimtare në mënyrë që të arrijmë që të bashkojmë të gjitha pikat më problematike.”
Bashkia e Vlorës tha se punonjësit e Ujësjellësit po punojnë për normalizimin e situatës, por për banorët mbetet shqetësim fakti se ata mund të zgjohen sërish të përmbytur nesër pasi parashikimi i motit tregon se reshjet do të vijojnë.
Zonat e përmbytura në Vlorë:
-Zona e Skelës
-Zona “Albano dhe Romina”
-Lagjja “28 Nëntori”
-Lagjja “Pavarësia”