Kalendari Mjedisor

Gjirokastër, turizmi pak ofertë/ Këshilla e ekspertëve: Duhet ndryshuar mënyra e punës

Bizneset turistike në qarkun e Gjirokastër janë në rritje, por produktet që ofrohen janë kryesisht të lidhura me akomodimin dhe ka shumë pak eksperienca për planifikim aktivitetesh për turistët. Jörn Gieschen një nga ekspertët më të njohur të turizmit në nivel ndërkombëtar ndodhet në Gjirokastër për të ofruar eksperiencën e tij pranë një grupi biznesesh në qytetin e gurtë.

By admin

Bizneset turistike në qarkun e Gjirokastër janë në rritje, por produktet që ofrohen janë kryesisht të lidhura me akomodimin dhe ka shumë pak eksperienca për planifikim aktivitetesh për turistët.

Jörn Gieschen një nga ekspertët më të njohur të turizmit në nivel ndërkombëtar ndodhet në Gjirokastër për të ofruar eksperiencën e tij pranë një grupi biznesesh në qytetin e gurtë.

“Jam këtu prej disa ditësh dhe u befasova nga potenciali i lartë turistik që pashë, natyra e pacënuar, ushqimi organik që vështirë ta gjesh në shumë vende, Gjirokastra e mbrojtur nga UNESCO, tradita, dijet, ritmi sipas të cilit ti ke kohë për të shijuar kënaqësi të vogla të jetës. Kjo është njëra anë ndërsa tjera është ajo që mungojnë eksperiencat. Produktet janë ende shumë të varfra dhe ka shumë pak të tilla. Vizitorët kanë nevojë të bëjnë gjëra, të përfshihen në aktivitete dhe të jetojnë jetën lokale”, tha ai.

Jörn Geischen që është duke ndihmuar në hartimin e strategjisë për “Visit Giirokastra”, per te bere me te prekshme shitjen on line te ofertave turistike.

“Unë bëra një kërkim online për të parë ofertën e tregut turistik këtu. Oferta mungon, bizneset nuk janë të listuara në platformat kryesore të shitjes. Problemi nuk është vetëm mosnjohja e asaj që ofrohet këtu prej vizitorëve të mundshëm por as kompanitë e mëdha, operatorët e njohur në botë nuk e njohin ende ofertën. Në këtë drejtim situata duhet të ndryshojë sa më shpejt sepse investimi për tu bërë prezent është shumë i vogël”, tha Jörn Geischen.

Për herë të parë në gjithë qarkun e Gjirokastrës bizneset janë grupuar për të sjellë oferta komplekse dhe unike nga të 7 bashkitë dhe për ta bërë tërheqës edhe dimrin.