Fushata kundër qeseve- Soreca: Reduktoni përdorimin e plastikës/ Klosi: Ndalojmë qeset!

Nën sloganin “Plastika nuk le vend për jetë”, përgjatë 2 muajve të ardhshëm, delegacioni i…

By admin

Nën sloganin “Plastika nuk le vend për jetë”, përgjatë 2 muajve të ardhshëm, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë do të ndërmarrë fushatën  “Sot për mjedisin”, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë mbi ndikimet negative që ka përdorimi i plastikës në mjedis dhe shëndet, si dhe të inkurajojë ata të kontribuojnë në reduktimin e përdorimit të saj dhe mbetjeve në tërësi.

”Ne do të fokusohemi në produkte si shishe plastike, të cilat njerëzit i përdorin për disa minuta, por që mund të duhen pesëqind vjet ose më shumë për t’u dekompozuar.

Dhe përtej plastikës, Bashkimi Evropian dhe Shtetet Anëtare të tij, do të angazhohen gjithashtu me qytetarë, shkolla dhe autoritete për ta bërë Shqipërinë më miqësore me mjedisin.

Do të ketë shfaqje filmash, debate dhe vizita, brenda dhe jashtë Tiranës. Ne gjithashtu do të prodhojmë video dhe infografikë për të informuar qytetarët se çfarë mund të bëjnë për të mbrojtur mjedisin.” – ka deklaruar Soreca.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi nisëm e qeverisë shqiptare për ndalimin e prodhimi, importit dhe përdorimit të qeseve plastike, duke nisur nga data 1 qershor e vitit 2020.

Të pranishëm në aktivitet ishin edhe amabsadorët e Austrisë, Suedisë dhe Gjermanisë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre teknike dhe financiare në drejtim të projekteve që mbrojnë mjedsin.

Paralelisht, Soreca njoftoi edhe nisjen e një programi të ri vitin e ardhëm, i cili do të mbështesë drejtpërdrejt 15 bashki në drejtim të menaxhimit të mbetjeve.