Bashkia Pogradec ka shpallur tenderin për rikualifikimin urban të lulishtes qendrore në Pogradec. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 7.49 milionë lekë.
“Rehabilitimi i këtij sheshi është i domosdoshëm sepse rrit edhe më shumë vlerat turistike të qytetit tonë. Për të gjitha këto, por edhe probleme të tjera lind e domosdoshme ndërhyrja me fonde publike për zbatimin e projekteve te sistemimit në këtë zonë e cila është e përfshirë në objektivat e programit të parashikuar në prioritetet e qeverisjes vendore për të bërë të mundur krijimin e kushteve e parametrat për një zone cilësore banimi e turistike, përmirësimin e cilësisë se jetesës, përmirësimin e ambientit, nxitjen e iniciativës private, rritjen e zhvillimin e bizneseve ne te gjitha drejtimet e sidomos ne fushën e turizmit etj.” specifikohet në dokumentin bashkangjitur tenderit.
Projekti përfshin punime për urë druri, ndriçimi rrugor, punime për vendosje lulesh në lartësi, apo punime ujitje dhe drenazhimi. Sipas detajeve të tenderit, punimet do të përfundojnë brenda një afati 3 mujor, nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues. Aplikantët e interesuar do të mund të paraqesin ofertat e tyre deri më 18 nëntor, ora 09:00