Kalendari Mjedisor

Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike më 1 qershor 2020

Shqipëria, vendi i parë evropian pa qese plastike më 1 qershor 2020 është direktiva për të shkuar drejt standardeve europiane. Nga tryeza ku ambasadorë të BE-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe drejtues të institucioneve shqiptarë analizuan arritjet e detyrave të kapitullit 27 për mjedisin, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se ka ardhur koha për aksione konkrete për ta bërë Shqipërinë të pastër dhe për të goditur ata që ndotin më shumë.

By admin

“Ne kemi vendosur që direktivën tonë ta çojmë drejt reduktimit të qeseve plastike përfundimisht në Shqipëri dhe 1 qershori 2020 të shënojë Shqipërinë si vendin e parë europian pa qese plastike mbajtëse”, – tha ministri Klosi.

Thirrja për veprim konkret është vetëm një prej 3 pikave të reformës së ndërmarrë nga ministria e Mjedisit, ku përveç synimit të reduktimit përfundimtar të qeseve plastike, është edhe reformimi i inspektoratit dhe sistemit lejeve mjedisore bashkë me përafrimin e legjislacionit europian. Për këtë të fundit ministri Klosi theksoi se është shumë i rëndësishëm që jo vetëm për përafrohet, por të implementohet në përputhje me realitetin shqiptar.

Ambasadori Soreca mbështeti nismën për Shqipërinë pa qese plastike, duke theksuar se tashmë është i dukshëm impakti i fushatës për mjedisin të nisur pak ditë më parë.

Fushata e mjedisit duhet të vijojë të jetë në krye të axhendës, pasi mjedisi është në prioritetet kryesore të vendeve të Bashkimit Europian. BE ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje të madhe për Kapitullin 27, të cilin ambasadori Soreca e cilësoi më të vështirin, më të ndërlikuarin dhe më të kushtueshmin.

Duke ritheksuar vështirësinë e detyrave të Kapitullit 27 ambasadorja suedeze, Elsa Hastad vlerësoi pozitivisht përpjekjet e bëra deri tani nga Ministria e Mjedisit.

“Jemi shumë të lumtur që të shohim përfshirjen në rritje të qeverisë shqiptare”, – tha ajo, duke shtuar se tashmë institucionet shqiptare janë rrugë shumë të mbarë për një përafrim sistematik për negociatat.