Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pranon se Shqipëria ka një sërë problemesh me implementimin e direktivave të Bashkimit Evropian në fushën e mjedisit, ndërkohë që zbatimi i tyre është një nga kushtet për anëtarësimin e vendit tonë në BE.
Gjatë një tryeze me ambasadorë të Bashkimit Evropian, ministri Blendi Klosi tha se për shkak të kësaj situate i është kërkuar asistencë ambasadorit të BE-së në vebndin tonë caktimin e një ekipi permanent ndërkombëtar.
Ndërkaq, sipas zv.ministres, Ornela Çuçi paraqiten një sërë problemesh edhe me buxhetimin e aktiviteteve, në funksion të zbatimit të tyre.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shprehu anagzhimin për të mbështetur vendin tonë në të gjitha fushat që përfshijnë kapitullin 27, duke theksuar se përveç ndihmës së deritanishme, vitin e ardhshmë do të nisë edhe një program tjetër në mbështetje të ekonomisë qarkulluese.