Gjobë fabrikës në Uznovë për ndotje

Pas ankesave të banorëve për ndotjen që shkakton fabrika e lëkurëve në Uznovë ka reaguar Inspektoriati i mjedisit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, Inspektoriati i Mjedisit ka konstatuar shkelje në shkarkimet në ajër që kanë sjellë edhe ndotje mjedisore. Për këtë arsye ndaj fabrikës është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekë.

By admin

Pas ankesave të banorëve për ndotjen që shkakton fabrika e lëkurëve në Uznovë ka reaguar Inspektoriati i mjedisit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, Inspektoriati i Mjedisit ka konstatuar shkelje në shkarkimet në ajër që kanë sjellë edhe ndotje mjedisore.

Për këtë arsye ndaj fabrikës është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekë. Drejtori i Inspektoriatit të Mjedisit për qarkun Berat, Ergert Laçka ka pohuar se ky aktivitet ka qenë në survejim.

Rreth 2 muaj më parë, banorët e lagjes “Uznovë” deklaruan për Top Chanel se kjo fabrikë është shndërruar në një burim epidemie dhe ndotjeje për ta. Sipas banorëve helmet dhe shkarkimi i mbetjeve në ajër dhe në tokë ka shtuar problemet shëndetësore tek banorët. Pasoja ka patur edhe në bujqësi, pasi kimikatet që përdoren në fabrikë ndikojnë në tharjen e bimëve në tokat bujqësore.

Edhe mjekët konfirmojnë një shtim të problemeve shëndetësore tek banorët, kryesisht në rrugët e frymëmarrjes apo infeksione të ndryshme në lëkurë.