Denoncim mbi gjuetinë e paligjshme pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë

Një denoncim është bërë së fundmi pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë, duke akuzuar një…

By admin

Një denoncim është bërë së fundmi pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë, duke akuzuar një gjueti të paligjshme në zonën e Kukësit, ku është shkruar: 

“Në portalin”Gjuetari Pista Kukës” ishte hedhur një foto me ariun e vrarë me komentin shkruar:

IKU DHE KY.

Kjo është një sjellje makabre kundrejt një kafshe të mbrojtur me ligj, nga një njeri i papërgjegjshëm që s’ka të bëjë fare me kulturën,etikën dhe moralin e një gjuetari profesionist.

Kërkojmë nga strukturat drejtuese të shoqatës së gjuetarëve”Ajet Fetahu” Kukës ta evidentojë këtë person dhe ta denoncojë në Komisariatin e Policisë.

Hedhim poshtë me neveri dhe indinjatë të thellë këtë veprim kriminal, ashtu sikundër ju bëjmë thirrje të gjitha OJF-ve mjedisore që të mos bëjnë vetëm propagandë por të veprojnë në terren duke kërkuar edhe bashkëpunimin e shoqatave të gjuetarëve që në asnjë çast nuk ju ka munguar.

Vetëm keshtu do ta fitojmë luftën kundër kontrabandistëve të gjuetisë.

Koha ka treguar se janë gjuetarët e vërtetë ata që mbrojnë gjahun dhe gjuetinë.”