A leverdis Hec Kalivaç? – Studimi: Do mbushet me sedimente. Guri: Institucionet ta marrin në konsideratë

Ndërtimi i hidrocentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit mbi lumin Vjosë do të ndikojë në rrjedhën natyrore të sedimenteve, duke bërë që për një periudhë maksimale prej 30-60 vitesh të mbushen rezervuarët.

By admin

Universiteti i Burimeve Natyrore në Vjenë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës kanë prezantuar gjetjet e një studimi 2-vjeçar, i cili nxjerr në pah se akumulimi i sedementeve do të pasohet me kosto tejet të larta për menaxhimin dhe trajtimin e tyre, me qëllim shmangien e problemeve të rënda teknike.

Mbushja e digës së Kalivaçit me sedimente përkon pikërisht me përfundimin e kontratës koncesionare, çka do të thotë se shteti shqiptar do të trashëgojë 1 vepër energjetike që do të kërkojë financime shtesë për vënien në funksion të saj.

Për këtë arsye ekspertët kërkojnë që institucionet shqiptare të reagojnë përpara se këto vepra të ndërtohen. Lumi i Vjosës është një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, që rrjedh i lirë në 270 km gjatësi.