Luanët e kopshtit zoologjik “Safari Park” në Fier po transferohen drejt Holandës.
Pasi u shpëtuan nga atje, banesa e tyre momentale ishte Kopshti Zoologjik i Tiranës për rreth një muaj.
Kujtojmë se atëherë, forcat e Policisë së Shtetit, bashkë me inspektorët, hynë brenda parkut zoologjik me forcë, duke ekzekutuar në këtë mënyrë vendimin për zhvendosjen e kafshëve drejt Tiranës sepse “Safari Park” nuk plotësonte kushtet për jetesën e kafshëve.