Skanimi i HEC-eve – Zv.ministri Bonati: Deri më tani janë ndërprerë 17 kontrata të njëanshme

Ka shkuar në 17 numri i kontratave të ndërprera në mënyrë të njëanshme me subjektet për ndërtimin e hidrocentraleve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin Bonati, gjatë një deklarate për shtyp.

By admin

“Nga vijimi i procesit të skanimit, kanë rezultuar dhe 9 raste të tjera të shkeljeve të kushteve kontraktuale nga ana e subjekteve, për të cilat do të fillohet procedura për ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të kontratës. Pra, deri më sot, numri total i praktikave për të cilat ka filluar procesi i ndërprerjes në mënyrë të njëanshme të kontratave koncesionare shkon në 17 raste”, deklaori Boanti.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat për të adresuar problematikat e identifikuara deri më sot, ku më të zakonshme janë mosrespektimi i afateve proceduriale si dhe i kushteve ligjore e kritereve në kontratat e lejet e lëshuara.

Ndërkaq, ka shtuar më tej se AKBN ka përfunduar procesin e monitorimit dhe verifikimit të situatës në terren dhe tashmë puna ëhstë përqendruar në praktikën dokumentare dhe në koordinimi e qëndrimeve me institucionet e tjera, përshirë Ministrinë e Turizmit si dhe Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.