Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka qenë prezent ditën e sotme në malin e Krujës, për të mbyllur 12 guroret dhe 26 furrat e gëlqeres që operojnë në këtë zonë.
Gjatë inspektimit të zhvendosjes së këtyre subjekteve që do të ikin nga kjo zonë që është shpallur zonë e mbrojtur, ministri Klosi ka replikuar me disa nga pronarët e guroreve.
Klosi shprehet i prerë se aty nuk do të ketë me as gurore as furra gëlqereje dhe se kjo histori ka marre fund njëherë e mirë.
Nga ana tjetër, Klosi shprehet i gatshëm për ti asistuar këta biznesmen në institucionet përkatëse për të marrë leje në zona të tjera ku është i lejuar ky aktivitet, por përfundimisht në malin e Krujës nuk do të zhvillohet më.