Ricikluesit kundër inceneratorëve/ Ceko për Report Tv: Në kundërshtim me direktivat e BE

Ricikluesit në vend janë shprehur kundër ndërtimit të inceneratorëve në vend. Drejtori i Qendrës Shqipatre të Riciklimit Enriko Ceko pohon për Report Tv se kjo është në kundërshtim me direktivat e BE dhe do të ketë impakt negativ.

By admin

Ricikluesit në vend janë shprehur kundër ndërtimit të inceneratorëve në vend. Drejtori i Qendrës Shqipatre të Riciklimit Enriko Ceko pohon për Report Tv se kjo është në kundërshtim me direktivat e BE dhe do të ketë impakt negativ.

Shqipëria gjeneron 1.5  milionë ton mbetje në vit, për të cilat menxhimi nuk është efiçent. Drejtori i Qendrës Shqiptare të Riciklimit të mbetjeve Enriko Ceko për Report Tv pohon se icenerimi në vend po kryhet në kundërshtim me direktivat e BE.

‘’Në Shqipëri  çdo vit gjenerohen rreth 1.4- 1.5 tonë mbetje. Ka shumë probleme me menaxhimin  e mbetjeve dhe incenerimi është në  kundërshtim me direktivat e BE-së. Mbas refuzimit vjen ripërdorimi, pjesa më e madhe  e mbetjeve në vendin tonë janë të riciklueshme. 750 mijë ton janë  mbetje organike, të cilat mund të shkojnë në procesin e komponstimit. Inisiativa e ngritjes së biznesve, të cilat do të prodhojnë plehra për sektorin  e bujqësisë do të ishte një mundësi shumë e mirë. Pjesa tjetër janë mbetje plastike, të cilat duhet të riciklohen’’ ka thënë Ceko.

Pjesa më e madhe e mbetjeve në vend janë të riciklueshme, ku rreth 750 mijë ton mbetje mund të riciklohen sidomos plastika e po ashtu edhe mbetjet oragnike, të cilat mund të shkojnë në proces kompostimi e ku sipas tij kjo është një mundësi e ngritjes së biznesve dhe impianteve me të cilat mund të prodhohen plehra bujqësore. Ndërkohë sipas Drejtorit të qendrës Shqiptare të riciklimit nëse çohen për djegie mbetjet në Shqipëri, inceneratorët nuk do të kenë efektivitet për vetë specifikën  e mbetjeve

‘’Nëse do të çohen për djegie mbetjet në Shqipëri,  inceneratorët nuk do të kenë efektivitet për vetë specifikën e mbetjeve, pasi kanë lagështi’’ ka pohuar Ceko.

Nisur nga rrezikshmëria për shëndetin e banorëve Ceko ka apeluar për ndërtimin e inceneratorëve, pasi në zonat deri në 25 km reze ka shtim të sëmundjeve respiratore, aparatit tretës, zemrës dhe trurit.

‘’Kjo ndodh sepse në këto organe depozitohen grimca që janë më të vogla se 10 mikron që nuk i kap filtri i inceneratorit’’ thotë Enriko Ceko.