Ashtu siç ishte paralajmëruar, leja mjedisore për ndërtimin e Termocentralit në agërsi të qytetit të Korçës është refuzuar.
Ministri i Turizimi Blendi Klosi ka marrë vendimin me argumentimin se ky TEC nuk i përmbush standardet e BE-së.
Deklarata është bërë gjati takimit që Klosi pati paraditen e sotme me trupën inspektuese të të gjitha inspektoriateve për planin operacional për sezonin turistik 2019.
Dje Kryebashkiaku Sotiraq Filo iu drejtua me një letër Ministrit të Turizmit Blendi Klosi, ku i bënte thirrje të mos aprovojë lejen pasi investitorët nuk kanë paraqitur asnjë garanci.
Kërkesa e Bashkisë së Korçës për të refuzuar projektin i ishte dërguar edhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku e cila edhe pse drejton Ministrinë e Linjës nuk është prononcuar kurrë për këtë projekt të cilësuar të rrezikshëm, ndërsa ka bllokuar ndërtimin e HECE që prodhojnë energji të pastër.
Ambientalistët kanë dhënë alarmin se TEC-i do të rriste me 25 % nivelin e ndotjes në Korçë duke pamundësuar jetën normale!