TEC në Korçë, Peleshi: Nëse shton ndotjen në qytet, s’ka shanc të ndërtohet

Nëse projekti për ndërtimin e TEC-it shton ndotjen në qytetin e Korçës, ky projekt nuk ka për tu realizuar. Ish ministri i Bujqësisë, deputeti i PS Niko Peleshi ka reaguar përmes një statusi në facebook. Sipas Peleshit projekti nuk ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

By admin

Nëse projekti për ndërtimin e TEC-it shton ndotjen në qytetin e Korçës, ky projekt nuk ka për tu realizuar. Ish ministri i Bujqësisë, deputeti i PS Niko Peleshi ka reaguar përmes një statusi në facebook. Sipas Peleshit projekti nuk ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Reagimi i plotë:

2 fjalë për projektin e TEC-it për t’i mbyllur rrugën spekulimeve:

Statusi aktual i projektit

Investitorët kanë kërkuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një centrali elektrik që përdor si lëndë djegëse gazin e TAP. E kane marre këtë status si detyrim i ligjit të investimeve strategjike për të gjitha projektet mbi 30 milion euro.

Ky status ka të bëjë vetëm me detyrimin e institucioneve për të kthyer përgjigje në një afat më të shkurtër. Përgjigjja mund të jetë negative ose pozitive, por duhet të jetë e shpejtë. Pra statusi ka të bëjë thjesht me reduktimin e burokracisë dhe nuk nënkupton lejimin apo aprovimin e investimit. Aspak.

Për rrjedhojë ky projekt nuk ka marrë ende autorizimin nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

Projekti nuk ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Qëndrimi im i shprehur në komitetin e investimeve strategjike dhe aktualisht.

Jam tërësisht në të njëjtin qëndrim me kryetarin e bashkisë, z. Sotiraq Filo.

Pra, në qofte se ky projekt shton sadopak ndotjen në qytet, unë jam aktivisht kundër dhe projekti nuk do të ketë asnjë shans të realizohet kundër vullnetit të institucioneve dhe interesit te Korçës.

Angazhimi i investitorëve për:

– të reduktuar ndotjen në qytet duke eliminuar ndotjen prej tymit të druve të zjarrit me anë të ndërtimit të një sistemi për ngrohjen e qytetit me ujë të ngrohtë dhe

-për të ndërtuar një termoelektrocentral me ndotje me të ulët se sa ndotja që eliminohet, nuk mund te jetë një fjalë goje.

Ky angazhim duhet të vërtetohet shkencërisht dhe në diskutim transparent me qytetarët e Korçës.

Fakti që në Bashkinë e qytetit nuk është depozituar ende një raport i plotë për të gjitha këto çështje, është një sinjal joserioziteti.

Të gjitha spekulimet në emër të interesit të politikës janë përpjekja e radhës për të përfituar ndonjë votë të dëshpëruar duke shpikur gogolin. Ato nuk kanë lidhje me qytetarinë dhe me dashurinë për qytetin dhe nuk janë as të parat, as të fundit në listën e shpikjeve të projekteve fantazmë. Korça sot është një projekt i ushqyer me dashurinë e pasionin e qytetarëve të mirë. Pas 12 viteve punë kemi ndërtuar një destinacion kombëtar dhe model zhvillimi, por është vetëm fillimi. Do të na duhet të vazhdojmë punën për të ndërtuar mirëqenie për çdo familje. Është një rrugë e gjatë pa kthim. Koha na ka treguar se kjo rrugë nuk është e shtruar me asfalt.

Shqetësimi i artikuluar i qytetarëve korçarë jashtë spekulimeve partiake, është shprehje e kulluar e ndjeshmërisë qytetare dhe e emancipimit të qytetit tonë.

Mbase ky qëndrim le pa punë ndonjë të punësuar në makinerinë e të pavërtetave, por ky nuk është problemi im.