Impiant diellor 50 MW në Topojë të Fierit – Mbërrin aplikimi pranë MIE. Detajet e projektit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ka mbërritur pranë saj aplikimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Topojë të Fierit.

By admin

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ka mbërritur pranë saj aplikimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Topojë të Fierit.

Është pikërisht shoqëria “LM Energy Corporate” sh.a e cila ka shprehur interesin për ndërtimin e një impianti diellor prej 50 megavatësh (MW).

Sipas MIE, referuar ligjit për  nxitjen e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, ky aplikim nuk është objekt i skemave mbështetëse dhe energjia elektrike e prodhuar prej tij nëse projekti miratohet, do të tregtohet në tregun e lirë.

Por, ministria nuk ka dhënë detaje rreth kostos së investimit dhe afateve kohore të zbatimit të tij.

Në nëntor të vitit të kaluar, MIE njoftoi shpalljen e kompanisë fituese për impiantin fotovoltaik në zonë e Akërnisë në Vlorë, një investim me vlerë 70 mln euro me të njëjtin kapacitet prodhues.