Kalendari Mjedisor

Linjë ujore Pogradec-Ohër/ Trageti turistik nis lundrimet në pranverë

Lundrimet turistike në ujërat e Liqenit të Ohrit me nisje nga Pogradeci shumë shpejt do të jenë një realitet për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë ndryshe. Jo vetëm Pogradeci dhe Ohri por edhe fshatrat që shtrihen buzë vijës liqenore do të jenë itineraret që do të përshkojë trageti turistik. 

By admin

Lundrimet turistike në ujërat e Liqenit të Ohrit me nisje nga Pogradeci shumë shpejt do të jenë një realitet për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë ndryshe.

Jo vetëm Pogradeci dhe Ohri por edhe fshatrat që shtrihen buzë vijës liqenore do të jenë itineraret që do të përshkojë trageti turistik. Me kapacitet prej 150 vendesh, kjo është anija e parë shqiptare e cila do të lundrojë përgjatë vijës liqenore nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut.

Pas thuajse 5 vitesh nga nënshkrimi i marrëveshjes, e cila funksiononte vetëm për palën e Maqedonisë së Veriut edhe për palën shqiptare është bërë realitet anija që do e ofrojë shëtitjet përgjatë vijës liqenore.

Anija turistike do të shëtisë në liqenin e Ohrit, duke ofruar një eksperiencë të veçantë për të gjithë ata që zgjedhin ta provojnë. Për qytetin e Pogradecit që synon ti shumëfishojë turistët në çdo stinë kjo anije pritet të ketë një impakt pozitiv si një atraksion i shtuar dhe një shërbim kë tepër në funksion të zhvillimit të turizmit.