Krujë, mbyllen 33 furra të paligjshme gëlqeresh. Klosi “Forca e ligjit, e ashpër për ata që do t’i rihapin”

Në Krujë pesë vjet më parë nisi aksioni për mbylljen e furrave të gëlqeres në Krujë e Fushë-Krujë. Por me gjithë kontrollet e shumta, autoritetet nuk e kanë fituar betejën me këto ndotës masivë të ajrit. Inspektorët kanë zbuluar së fundmi 33 gropa të reja, të cilat sipas tyre do të mbyllen. Ministri Blendi Klosi paralajmëroi se forca e ligjit do të jetë e ashpër për këdo që tenton ta shkelë atë.