Kalendari Mjedisor

Ndotja akustike, Shqipëria plan kundër “borive” të automjeteve

Shqipëria renditet në vendin e 23-të mes 98 vendeve të analizuara nga Numbeo për indeksin e ndotjes akustike. Indeksi i përgjithshëm i ndotjes për vitin 2018 rezultoi 75.21 ndërkohë që indeksi i kombinuar i dy ekstremeve, pra shkallës më të lartë të ndotjes akustike dhe asaj më të ulët ka dhënë një rezultat prej 130.4. Nga vendet e rajonit vetëm Maqedonia ka një ndotje akustike më të lartë që e rendit atë në vendin e 12.