Kalendari Mjedisor

Të helmuar nga plehrat! Dy dekada që hidhen e digjen në fushë

Një ndër prioritetet e Komisionit Europian është dhe reduktimi i sëmundjeve që lidhen me faktorët mjedisorë. Por ç’ ndodh në Durrës në qytetin e dytë që prodhon çdo vit 70 mijë tonë mbetje urbane? Këto mbetje depozitohen çdo ditë në një fushë jashtë çdo standardi, dekompozohen dhe digjen në natyrë pranë qendrave të banuara dhe kampusit universitar. Shpesh në këto zona kullosin dhe bagëtitë e kafshët që përfundojnë në tryezat tona.

Alarmi nga ndotja, 630 raste në vit nga kanceri i mushkërive në Shqipëri

Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Gjatë një viti, në Shqipëri janë prekur 630 persona nga kanceri i mushkërive. Dhe, vit pas viti, kemi 50 raste më shumë se viti paraardhës. Në shtator të vitit 2014, qeveria shqiptare miratoi me një Vendim të Këshillit të Ministrave Strategjinë Kombëtare të Cilësisë së Ajrit, ku tregohen disa nga mangësitë. Në atë kohë u evidentua se Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk kishin praktika të mirëfillta me monitorimin e ajrit në linjë me kërkesat e BE-së; nuk kontrollohen shkarkimet e gazeve nga automjetet, nga impiantet industriale, mungojnë planet qendrore dhe lokale.