Kalendari Mjedisor

Aferë në landfillin e Sharrës, koncesionari cakton tarifa shtesë

Kompani të ndryshme ndërtimi kanë kontraktuar kamionë për të hedhur mbetjet inerte në landfillin e Sharrës. Ky është i vetmi vend në të gjithë Tiranën ku lejohet hedhja e dherave, apo materialeve që mbeten pas ndërtimeve. Kompanitë duhet të paguajnë një shumë prej 480 lekësh për ton, apo rreth 100 euro për kamion.

Raporti i Gjelbër 2018

Bashkëpunimi ynë me Green Recycling Sh.p.k është një histori suksesi 4-vjecare. Kjo kompani me të cilën bashkëpunojmë për riciklimin mbetjeve të letrës dhe kartonit në zyrën tonë, na bën me dije cdo vit Raportin e Gjelbër, i cili na tregon se sa është sasia e letrës së konsumuar gjatë vitit paraardhës, dhe cili është ndikimi i këtij konsumi në mjedis.