TEC në Korçë, Peleshi: Nëse shton ndotjen në qytet, s’ka shanc të ndërtohet
Nëse projekti për ndërtimin e TEC-it shton ndotjen në qytetin e Korçës, ky projekt nuk ka për tu realizuar. Ish ministri i Bujqësisë, deputeti i PS Niko Peleshi ka reaguar përmes një statusi në facebook. Sipas Peleshit projekti nuk ka marre as miratimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Shqipëria me zhvillim të paqëndrueshëm, burimet po konsumohen në shpërpjesëtim me kapacitetet e natyrës
Ashtu si edhe në mbarë botën edhe në Shqipëri për rreth gjysme shekulli konsumi i burimeve natyrore ka qenë në shpërpjesëtim me kapacitetet e natyrës për t`i rigjeneruar ato me shpejtësinë që aktivitetet ekonomike i konsumojnë, analizohet në një studim shkencor të INSTAT në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Rehabilitim 198 landfillëve
198 vend depozitime të paligjshme të hedhjes së mbetjeve urbane, janë identifikuar në të gjithë vendin nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kreu i ketij dikaseteri, Blendi Klosi bëri me dije se të gjitha do të pastrohen dhe kthehen në vende të gjelbëruara.