Zgjidhet ngërçi në akuakulturë – Kristo: Subjekteve që u ka skaduar leja do vijojnë punën
Subjektet që zhvillojnë aktivitet në sektorin e akuakulturës por që u ka skaduar leja apo po u përfundon afati së shpejti, do të lejohen të vijojnë normalisht veprimtarinë deri në përfundimin e studimit që do të përcaktojë zonat e përshtatshme për zhvillimin e akuakulturës. Ky është thelbi i projektligjit të ri të prezantuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.
Ndotja nga plehrat në Kuçovë në vëmendje të organizatës mjedisore “EDEN”
Problemi i mbetjeve urbane ka qenë sfida më e madhe për drejtuesit e bashkive në Qarkun e Beratit. Të pesta njësitë vendore kanë probleme të mëdha me ndotjen që vjen si pasojë e mos menaxhimit ndër vite të venddepozitimeve, të cilët ndonëse ndodhen në zonat e banuara, janë krejtësisht jashtë parametrave normal dhe prej vitesh janë ndotësit kryesorë në mjedis.