Kalendari Mjedisor

Fiks Fare: Ngordhin peshqit në Drin, shkak Landfilli i Bushatit

Në sipërfaqen e lumit Drin lundrojnë peshq të ngordhur si pasojë e ndotjes së lumit nga Landfilli Bushatit. Por kjo ndotje shtihet edhe më tej duke prekur ujin e pijshëm të puseve të banorëve që jetojnë afër lumit. Këto problematika ngrenë banorët e dy fshatrave në Lezhë, fshatit Mabë dhe Barbullush të cilët dërguan në redaksinë e emisionit Fiks Fare foto dhe video peshqish të ngordhur. Dukuri e cila sipas tyre është e përditshme.

Prerja e pemëve në Zagori, ndjekje penale kompanisë private

Në parkun natyror të Zagorisë dhjetëra pemë arrash shumëvjeçare janë prera gjatë 2 javëve të fundit. Pas alarmit të dhënë nga banoret e fshatit Topovë dhe Sheper  reaguan edhe zyrtarët. Sipas kreut të Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura , Gligor Dushi kompania që realizoi prerjen është në ndjekje penale.