Kalendari Mjedisor

Mbetjet plastike në Drin kthehen në vepra arti

Mbetjet plastike që deri tani kanë ndotur ujërat e Drinit do të kthehen në vepra arti. Në ditën ndërkombëtare të Drinit, nxënës shkollash dhe vullnetar iu bashkuan një nisme për pastrimin  e lumit që përshkon tre shtete. Materialet plastike do të hiqen nga uji dhe do të përdoren si lëndë e parë për vepra arti.

Kundër HEC-eve në Fushë Bulqizë, banorët akuzojnë administratorin e njësisë

Banorët e 3 fshatrave në Fushë Bulqizë kanë zhvilluar një protestë në lidhje me ndërtimin e 3 HEC-eve që do të ndërtohen në këtë zonë. Banorët e kanë akuzuar administratorin e Fushë Bulqizës, Agron Boja, se po favorizon firmën ndërtuese dhe shprehen të vendosur ta mbrojnë ujin dhe të mos e lejojnë firmën të ndërtojë.

Plazhi i vjetër në Vlorë edhe ketë sezon mbetet “njollë e zezë” e ndotjes

Plazhi i vjetër mbetet njolla e zezë e ndotjes në bregdetin e Vlorës edhe për këtë sezon turistik që është në prag, derdhja e Ujërave te zeza, një problematikë e trashësuar ndër vite ende nuk ka marrë zgjidhje. Plazhi i vjetër siç duket do të jetë njolla e zezë edhe ketë sezon turistik në bregdetin e Vlorës.