Kalendari Mjedisor

Reshjet e shiut përmbysin 400 hektarë tokë në Torovicë të Lezhës

Rreth 400 hektarë tokë bujqësore  në fushën e Torovicës në Lezhë është përmbytur nga rreshjet e dendura të shiut.  Nga një zonë me rendiment të lartë kjo fushë po kthehet në kënetë duke penalizuar me qindra fermerë të cilët si burim të ardhurash kanë bujqësinë. Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në fushën e Torovicës në Lezhë. Rreth 400 hektarë tokë bujqësore në këtë zonë ndodhen nën ujë prej disa ditesh.