Kalendari Mjedisor

Shqipëria, ndër vendet që ndot më shumë Mesdheun me plastikë

Shqipëria është një ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika, së bashku me Egjiptin dhe Malin e Zi, sipas një raporti të fundit të Fondit Botëror për Natyrën (WWF). Të tre këto shtete derdhin në natyrë më shumë se 20 kg plastikë për person, duke u ngjyrosur me blu të thellë në hartën e publikuar nga WWF.