Kalendari Mjedisor

Hapen aplikimet për studentët/ Ide inovative për parandalimin e ndotjes detare

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të projektit “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga Bashkëpunimi Gjerman (GIZ), shpall thirrje për shprehje interesi për përfshirjen e studentëve dhe të maturantëve (18-22 vjeç) në propozimin e ideve inovative për parandalimin e ndotjes detare.

Moratoriumi për ndalimin e gjuetisë, shton faunën e egër në Parkun Shebenik-Jabllanicë

Vendosja e moratoriumit për ndalimin e gjuetisë, ka bërë të mundur mbrojtjen dhe shtimin e kafshëve në parkun e Shebenik-Jabllanicës. Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, me një sipërfaqe prej 34 mijë ha, lartësi prej 300 – 2264 m mbi nivelin e detit, ka një ekosistem natyror shumë të pasur me bimësi, kafshë e shpendë të egër dhe ku gjendet rreth 32% e florës së gjithë Shqipërisë.

Katastrofa ekologjike në Zharrëz; Banorët i japin AlbPetrolit projektin e tyre për pastrim

Stina e verës shton rrezikun për banorët që jetojnë pak metra larg puseve të naftës. Në Zharrëz këto pellgje me mbetje hidrokarbure janë edhe vatra zjarri. “Edhe kur shitet nafta bruto është një skandal i vërtetë. Derdhen në përrua, kemi ngritur disa herë zërin, por s’kemi parë reagim. I kemi paraqitur një projekt Albpetrolit, të paktën për pastrimin pranë zonave të banuara”, shprehet një banor i zonës.