Kalendari Mjedisor

“Energji jo vetëm nga uji” – Balluku: Projekte për parqe diellore e eolike. Rusnak: Diversifikimi i burimeve, sfida juaj

Përveç parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po shqyrton një sërë projektesh private për parqe të prodhimit të energjisë nga dielli, por edhe investime në drejtim të parqeve eolike”. Gjithçka bëhet me dije nga ministrja, Belinda Balluku, e cila iu përgjigj interesit të gazetarëve, pas forumit ndërkombëtar të Kartës së Energjisë, të mbajtur në Tiranë, duke qenë se këtë vit vendi ynë mban presidencën.

Rama në Korçë/ I pari park Japonez në Shqipëri, shpjegohet projekti

Ditën e sotme Kryeministri Rama ishte në qytetin e Korçës, aty ku ka realizuar disa ngalesa. Ndalesa e parë ishte në parkun e Korçës, aty ku po ndërtohet Parku japonez. Parku japonez në qytetin e Korçës, i pari i këtij lloji në Shqipëri, është një prej projekteve të suksesshme të Bashkisë së qytetit për hapësirat e gjelbra, i cili shtrihet në vendin ku dikur ishte shtrati i lumit të Korçës dhe njëkohësisht vendgrumbullimi i inerteve.

Tirana Bank dhe UNDP në partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit

Tirana Bank, në linjë me politikat e Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës, së Grupit Balfin dhe UNDP, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, prezantuan sot një partneritet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri. Fushata tre mujore, e cila i vë qytetarët në krye të mbrojtjes së mjedisit, do të zbatohet nga të dyja palët.

Bankers pastron plazhin e Semanit

Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania janë bërë pjesë e një aksioni vullnetar për pastrimin e plazhit të Semanit. ZV/Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z.Luntao Chen tha se fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të Bankers që rrisin ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore. Rreth 150 punonjës vendas dhe të huaj të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë pastruar vullnetarisht bregdetin e Semanit, në Fier.