Kalendari Mjedisor

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta unazohen pelikanët e rinj

Në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta u bë sot unazimi i disa prej pelikanëve të rinj. Unazimi i siguron shpendëve një habitat më të sigurt dhe vëzhgon shtegtimin e tyre. Unazimi i pelikanëve të rinj u bë duke parë dhe rezultatet pozitive të këtij procesi i cili i siguron gjithashtu këtyre shpendëve dhe një habitat të sigurt natyror.

ISHMT, ngre alarmin për pjatat plastike me personazhet e Frozen

Publikimi i Alertit ndërkombëtar për disa pjata plastike për fëmijë ku janë stampuar personazhe të Frozen, ka kthyer vëmendjen ndaj produkteve të rrezikshme për fëmijë. Produkti “Pjata për fëmijë të bërë prej melamine” është njoftuar nga RASFF (RAPID ALERT) si një produkt, i cili paraqet rrezik serioz me ndikim në shëndetin e njeriut, pasi nga kontrolli laboratorik i kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar si dhe pesticidit (phenamiphos).