Fier, fusha sanitare moderne për trajtimin e mbetjeve

Fushat sanitare të përpunimit të mbetjeve në Fier do të bëjnë të mundur jo vetëm kontrollin e mbetjeve dhe të shpëtimit nga helmet, por do të prodhojnë energji. Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndau sot pamje të projektit që do të transformojë fushat e mbetjeve, të cilat prej tre dekadash vazhdojnë të mbeten problemi më i madh i qytetit.