A ka leverdi të ndërtosh HEC-e në Vjosë?
Një studim austriak zbulon efektin shkatërrues të sedimenteve të larta. Për shkak të ritmeve të larta të transportit të sedimenteve të Vjosës, mostrat tregojnë një humbje vjetore të rezervuarit prej rreth 2% në rastin e Kalivaç-it dhe më shumë se 2% në rastin e Poçem-it. Kjo redukton ndjeshëm prodhimin e energjisë duke filluar nga viti i parë i operimit
Festa e grurit, Klosi: Mbështesim produktet vendase, rrisim dimensionet turistike
Pojani i Fierit u kthye në qendër të festimeve dhe traditës myzeqare. Festa e grurit, mblodhi bashke me qindra banorë, të zonës si dhe me pjesëmarrjen e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi. Në një atmosferë gati unike, të gjithë këto elementë u bënë bashkë në festën e grurit në Pojan të Fierit, e cila rreth 50 vite më parë pushtonte gjithë fushat dhe familjet myzeqare.