Rreziku nga tërmetet, ndryshon ligji – Kontroll teknik të gjitha objekteve mbi 50 vjeçare, stadiumet, teatrot, kinematë

Objektet me moshë më të madhe se 50 vjeçare do t’i nënshtrohen kontrolleve të imta teknike, me fokus të veçantë të ndërtimet ku qytetarët kanë akses të lirë si kinematë, teatrot, stadiumet, apo marketet.  Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend propozimin për disa ndryshime në Ligjin për “Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit”

Shiu përmbyt Shqipërinë, Gjirokastra në alarm, Shkodra paralajmërohet

Përmbytjet dhe problematikat janë rikthyer në disa zona të vendit pas reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Përrenjtë malorë dolën nga shtrati dhe rrezikojnë pasoja në Gjirokastër, ndërsa në Delvinë 200 banorë janë të izoluar pasi ura e Vanës u shemb. Stuhia në qytetet bregdetare ka pezulluar punën në porte. Gjirokastra është në situatë emergjence dhe e rrezikuar nga përmbytjet që krijuan reshjet e para intensive për nëntorin.