Kalendari Mjedisor

Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër futjes së lumenjve në tub

Banorët e Matit kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit të Sekës në lumin Zall Gjoçaj, një projekt hidrik që sipas tyre kërcënon mjedisin, furnizimin me ujë të shumë fshatrave si dhe bletarinë dhe blegtorinë në zonën e thellë malore. Prej gati 2 javësh dhjetëra banorë të disa fshatrave të zonës së Matit, kanë ngritur një çadër dhe kanë bllokuar rrugën e hapur rishtazi nga një kompani koncesionare për ndërtimin e HEC-it të Sekës në lumin Zall Gjoçaj.

Raporti mbi median dhe çeshtjet mjedisore në Shqipëri nga EcoAlbania

Organizata  EcoAlbania, po zbaton së fundmi projektin “Media dhe Çështjet Mjedisore në Shqipëri” (MECA), i cili synon të analizojë rolin e medias në ndjekjen dhe raportimin e aktivizimit të komuniteteve lokale për çështjet më të rëndësishme mjedisore. Në kuadër të këtij projekti është kryer një vlerësim i situatës aktuale për kontributin e mediave në raportimin e çështjeve mjedisore, si dhe një raport me raste studimore dhe rekomandime.

Ndotja nga lumi i Dukatit / Plehrat rrjedhin bashkë me ujin deri në det

Plazhi i Orikumit një nga plazhet më të bukur të rrethit të Vlorës çdo herë që ka reshje shiu mbushet me mbetje urbane. Shkak për këtë është bërë derdhja e Lumit të Izvorit ose siç e quajnë banorët, lumi i Dukatit.  Sa herë ka reshje shiu ky lum merr me vete edhe mbeturinat urbane që ndodhen anës tij, të cilat janë papërgjegjshmëri e banorëve të zonës.

Ndotja kërcënon liqenin e Shkodrës! Afp reportazh mes peshkatarëve

Mes peshkatarëve po rritet gjithnjë e më shumë dëshpërimi ndërkohë që ndotja dhe peshkimi i paligjshëm kërcënojnë ekosistemin e liqenit të Shkodrës, më të madhit në Ballkan, që shtrihet përgjatë kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Dhe agjencia e lajmeve AFP i ka dedikuar liqenit të Shkodrës, një reportazh, ku sjell zërat e atyre që e njohin dhe duan atë.