Kalendari Mjedisor

Aderimi i Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për ekspozimin shkencor në Detin Mesdhe

Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut shqyrtoi projektligjin “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për ekspozimin shkencor në Detin Mesdhe”. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi, prezantoi projektligjin e propozuar, i cili synon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe.

Fushata kundër qeseve- Soreca: Reduktoni përdorimin e plastikës/ Klosi: Ndalojmë qeset!

Nën sloganin “Plastika nuk le vend për jetë”, përgjatë 2 muajve të ardhshëm, delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë do të ndërmarrë fushatën  “Sot për mjedisin”, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë mbi ndikimet negative që ka përdorimi i plastikës në mjedis dhe shëndet, si dhe të inkurajojë ata të kontribuojnë në reduktimin e përdorimit të saj dhe mbetjeve në tërësi.

Shqipëria, pjesë e koalicionit për mbrojtjen e ujërave të Gjirit Persik

Shqipëria i është bashkuar forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në operacionet detare për mbrojtjen e transportit në ujërat e Gjirit Persik. Këto operacione nisën pas një sërë sulmesh mbi cisternat e naftës për të cilatWashingtoni dhe vendet e saj aleate fajësojnë Iranin.

Gjirokastër, turizmi pak ofertë/ Këshilla e ekspertëve: Duhet ndryshuar mënyra e punës

Bizneset turistike në qarkun e Gjirokastër janë në rritje, por produktet që ofrohen janë kryesisht të lidhura me akomodimin dhe ka shumë pak eksperienca për planifikim aktivitetesh për turistët. Jörn Gieschen një nga ekspertët më të njohur të turizmit në nivel ndërkombëtar ndodhet në Gjirokastër për të ofruar eksperiencën e tij pranë një grupi biznesesh në qytetin e gurtë.

Një lagje në Berat pa ujë të pijshëm, banorët: Edhe në 2 orë që vjen, mban era fekale

Në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit, uji është i ndotur, me erë të keqe dhe nuk mund të përdoret. Prej disa muajsh banorët ankohen se uji që rrjedh në rubinetat e çezmave të tyre është tepër i ndotur dhe nuk përdoret as për të larë rrobat. Kjo lagje furnizohet vetëm me 2 orë ujë në ditë, ndërkohë që banorët ankohen edhe për erën e keqe të ujit që rrjedh në çezmat e tyre.