Një udhëzues për pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor
Organizata Mjedisore Endemika ka publikuar udhëzuesin: “Pjesëmarrja e organizatave të shoqërisë civile në procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor”. Hartimi i një udhëzuesi të tillë, ka ardhur si kërkesë dhe nevojë për ti mbështetur dhe udhëzuar Organizatat e Shoqërisë Civile për përfshirje më efikase në procesin e vendimmarrjes mjedisore duke u bërë pjesë aktive e vlerësimit për plane dhe programe për sektorë të caktuar zhvillimorë si në nivelin lokal dhe në atë qendror.
Vjosa, lumi i egër i Europës, ka “avokatin” e saj. Ambientalistët: Kemi besim tek drejtësia e re!
Reportazhi i publikuar nga ‘The Associated Press’ si dhe shpërndarja e videos sensibilizuese nga fituesi i çmimit Oscar dhe mbrojtësi i zjarrtë i mjedisit Leonardo DiCaprio, është lajm i mirë për organizatën shqiptare, e cila ka shumë vite që ngre zërin për të mbrojtur lumin e vetëm të egër të Europës, lumin Vjosa. Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i “EcoAlbania”shpjegon se si shkoi shqetësimi për Vjosën deri tek ylli i Hollivudit.
Lejet e mjedisit “ndajnë” biznesin nga mjedisorët
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eleminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë që, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i sistemit aktual, duke i konsideruar kapacitetet e bashkive të pamjaftueshme për zbatimin e kësaj kompetence.