Apeli Administrativ shpall moskopetencën, Kopshti Botanik në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë

Çështja e Kopshtit Botanik do ti kalojë për gjykim  Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.

Klosi: Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 Qershor 2020

Plastika është një kërcënim për mjedisin dhe planetin. Shqipëria do jetë i pari vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 duke e vendosur kështu në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përmes një video sensibilizuese për dëmet që sjell plastika në planet shprehet se, “plastika nuk lë vend për jetë”.