Kalendari Mjedisor

Fundi i qeseve, vendimi nxjerr jashtë loje industrinë 200 mln euro

Vendimi për të ndaluar prodhimin dhe tregtimin e qeseve plastike nxjerr jashtë loje një industri të tërë. Vlera e investimeve e sipërmarrësve arrin deri në 200 milionë euro, ndërsa të punësuarit direkt dhe indirekt përllogariten deri në 30 mijë persona. Aktorët e tregut thonë se askush nuk është konsultuar me grupet e interesit në hartimin e këtij draftligji.

Linjë ujore Pogradec-Ohër/ Trageti turistik nis lundrimet në pranverë

Lundrimet turistike në ujërat e Liqenit të Ohrit me nisje nga Pogradeci shumë shpejt do të jenë një realitet për ata që dëshirojnë të provojnë një eksperiencë ndryshe. Jo vetëm Pogradeci dhe Ohri por edhe fshatrat që shtrihen buzë vijës liqenore do të jenë itineraret që do të përshkojë trageti turistik. 

Propozimi, të ndryshohen kufijtë për zonat e mbrojtura në vend

Së fundmi është propozuar që kufijtë e zonave të mbrojtura në territorin shqiptar të ndryshohen. Ky propozim është bërë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, pas një studimi që kjo e fundit ka bërë në të gjithë territorin e vendit, rezultatet e të cilit do të paraqiten në fund të 2019. Sipas këtij studimi, propozohen kufijtë e ri, çka do të sjellë reduktim por dhe rritje të  sipërfaqes së zonave të mbrojtura.